Juve ndal Milanin, Kieza “hero” i “Zonjës së Vjetër”

Seria pa disfatë e liderit aktual të Seria A, Milanit, u mbyll në terrenin vendas, pasi që u mund në derbin e javës së 16-të nga kampioni aktual, skuadra e Juventusit me 1-3.

- Advertisment -

“Zonja e Vjetër” avancoi me golin e Kiezës, para se Kalabaria të barazojë shifta në fund të pjesës së parë. Mirëpo bashkëpunimi i mirë mes Dibalës dhe Kiezës solli edhe golin e dytë për Juven në fillim të pjesës së dytë, ndërsa zëvënësuesit Kullushevski dhe Mekkeni siguruan golin e tretë dhe 3 pikë të reja për “Zonjën e Vjetër”.

Në renditjen e përgjithshme vazhdon të kryeson Milani me 37 pikë, një më shumë se Interi në vendin e dytë, ndërsa Juventusi është në vendin e katërt, me 30 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

LEXO EDHE:

Back to top button