Përgjithmonë e Dj Geek, Dafina konfirmon se qenka rikthyer me të

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan pak ditë më parë atë që të gjithë fansat po prisnin prej kohësh, ribashkimin e tyre. Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin. Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: “Ti je ai që më plotëson”.

Madje, ata e kanë uruar në çift Vitin e Ri! Dafina ndau në InstaStory një video me partnerin e saj, teksa ndodheshin së bashku në makinë.

Por, jo vetëm kaq. Dafina e ka kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në shtëpinë e Geek me të afërmit e tij. Ishte Dj i mirënjohur ai që ndau video nga mbrëmja e tyre festive ku ra në sy edhe pjesëmarrja e këngëtares.

Në disa video të shpërndara në Instastory shihet ai me Dafinën dhe me mbesën e tij, kurse në video të tjera prindërit dhe vëllai i Geek-ut.

Së fundmi, mes dy zogjve të dashuruar kanë plasur çokollatat në Instagram. Në postimin e fundit, Dj Geek i ka lënë komentin më romantik partneres së tij.

“E imja” i ka shkruar Dj Geek ndërsa këngëtarja ia ka kthyer “Gjithmonë”, ndërsa ne na u shkrinë zemrat!

Para disa muajsh dyshja i habitën të gjithë pasi konfirmuan publikisht se ishin ndarë, pak kohë pasi kishin nisur lidhjen e tyre. Zeqiri u shpreh se ishte e detyruar të zgjidhte mes të dashurit dhe punës, ndaj ajo zgjodhi këtë të fundit. Mirëpo kjo ndarje nuk zgjati shumë dhe tani ata janë shumë të lumtur bashkë.

LEXO EDHE:

Back to top button