“Aleanca Ndërkombëtare”, Boki 13 kërkon largimin e Ruskovskës

Boki 13 kërkoi që prokurorja Villma Ruskovska të përjashtohet nga gjykimi për mashtrime të mundshme në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, organizatë humanitare që e drejtonte ai. Si arsye për këtë, shoumeni në seancën e sotme e theksoi celularin e tij, i cili iu mor nga prokuroria, por që kurrë nuk iu bë ekpertizë. Por, pasi i është kthyer, ai tha se ka parë se i janë fshirë të dhënat. Derisa drejtonte 1TV, ka komunikuar në mënyrë aktive me Ruskovskën. E ka informuar atë se kush do të arrestohej, si dhe ka ndarë detaje të hetimeve. Bojan Jovanovski dyshon se Ruskovska e përdori atë për të fituar hapësirë mediatike. Por, gjykata nuk e lejoi atë të vazhdojë të flasë për marrëdhëniet e tij me prokuroren.

Ju e mbroni Villma Ruskovskën. Ajo e quante Katicën derr, fliste me mua për rastin- 27 prilli – tha Boki 13.

Avokati i Bokit dyshon se prokurorja ishte e njëanshme në rastin “Reket” dhe “Lidhja Ndërkombëtare”, pikërisht për shkak të komunikimit që shoumeni e ka pasur me të. Sipas Dukovskit, telefoni i Bokit do të kishte zbuluar shumë pikanteri, sepse prokuroria nuk ka bërë ekspertizë në pajisjen.

Duke paraqitur ato dëshmi në gjykatë, do të shihni se për çfarë bëhet fjalë. Unë sigurisht që nuk flas përmendësh, e di me siguri atë që them dhe e përsëris nga këndvështrimi i sotëm, është e qartë pse u refuzuam pesë herë në kërkesën tonë që telefonit t’i bëhet ekspertizë – deklaroi Sashko Dukovski, avokat.

Kërkesës për largimin e Ruskovskës iu bashkua edhe e pandehura Frosina Remenski.

Ajo që dëgjova sot dhe besoj se do t’i paraqitet edhe prokurorit publik, dhe të gjithë atyre që do të veprojnë pas atij shkarkimi, nuk kam dyshim se i referohet marrëdhënies personale që Bojani kishte me prokuroren publike Villma Ruskovska, për të cilën në disa raste dëshmova për një rast, ku ajo këndonte në një kafene me Bojan Jovanovskin – u shpreh Frosina Remenski, e akuzuar.

Sot u dorëzua kërkesa për largimin e Ruskovskës, ndërsa gjykimi u shty. Do të vazhdojë në shtator. Përveç Boki 13 dhe Frosina Remenskit, të akuzuar janë edhe babai i Bokit, ndihmësja e tij personale dhe Jasna Ercegoviq, personi i dytë në organizatën humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”. Sipas prokurorisë, të pandehurit kanë mashtruar biznesmenë, që të jepnin para për të ndërtuar qendra për të moshuar, që nuk ishin ndërtuar kurrë.

Bojan Stojanovski

LEXO EDHE:

Back to top button