Dita e dytë e debatit për rebalancin e buxhetit, u paraqitën 222 amendamente

Në ditën e dytë të debatit rreth amendamenteve mbi buxhetin, deputetët e pushtetit dhe opozitës u përplasën rreth amendamentit që parashikohen ndarjen e pak më shumë se 300 milion denarëve nga arka e shtetit për të mbështetur punonjësit në industrinë e tekstilit. Opozita beson se punonjësit në këtë sektor janë ndër më të prekurit nga kriza ekonomike dhe shëndetësore. Por, për qeverinë, problem është tu jepen paratë direkt punëtorëve, dhe jo të kalojë nëpërmjet kompanive. Për rebalancin janë dorëzuar gjithsej 222 amendamente.

“Punëdhënësi është ai, që mundet ta paguajë tatimin personal, sigurimin pensional, sigurimin shëndetësor dhe të ngjashme. Nëse punonjësi i merr paratë, ai nuk mund të paguajë sigurimin pensional dhe shëndetësor, sepse sistemi ynë punon në pagën e paguar neto, dhe jo në pagën e paguar bruto, siç është sistemi amerikan ku ju vendosni vetë se çfarë sigurimi shëndetësorë dhe pensional do të paguani”, Dimitar Kovaçevski -Zëvendës Ministër i Financave.

“Nëse do të kishte një amendament për ndarje të tenderëve, për pasurimin brenda natës, për luksin, atëherë do ta kishit pranuar menjëherë. Sepse ju jeni sinonim i kësaj, dhe qytetarët ju njohin me këtë”, tha Ivan Jordanov -deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button