Alegri, asnjëherë me formacionin e njëjtë në 50 ndeshjet e fundit!

Juventusi nuk ka qenë asnjëherë njësoj në 50 ndeshje radhazi, të cilat janë ato që Massimiliano Allegri ka kaluar në stol që nga kthimi tek Juventus-i.

Pesëdhjetë ndeshje dhe 50 formacione të ndryshme: nëse nuk është një rekord, jemi afër tij. Sot ndaj Interit do të jetë e 51-ta dhe sërish do të shohim një Juve ndryshe nga ajo e kaluara ndaj PSZH-së. Këto ndryshime të vazhdueshme nga Allegri janë kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta që kanë goditur ekipin në dy vitet e fundit, por jo vetëm.

Juventusi, sidomos këtë vit, është përballur dhe po përballet një konfuzioni tekniko-taktik që nuk bën të mundur të shohim një ekip të vërtetë, me ADN-në e tij të saktë dhe interpretues të njëjtë në fushë nga një ndeshje në tjetrën. Allegri është përpjekur të japë një shtysë, duke ndryshuar shpesh lojtarët. Edhe skema ka ndryshuar ndonjëherë. Distanca nga kreu në renditje buron edhe nga ky aspekt.

Ndoshta në janar, kur kampionati do të rifillojë pas Kupës së Botës, nëse skuadra kompletohet, do të mund të shohim njëmbëdhjetë titullarë që arrijnë të luajnë më shumë se 90′ së bashku.

LEXO EDHE:

Back to top button