Alegri kërkon sulmues anësor, Kostiq është emri i parë

Trajneri i Juventusit Maks Alegri, nga Livorno, sërisht tehskoi se ekipi i tij ka nevojë për tre përforcime. Prioriteti i merkatos së Juventusit është sulmuesi anësor, një rol që mund ta luajë së shpejti Filip Kostic.

Lojtari, siç specifikon Alfredo Pedullà, po merr kohë me Uest Hemit, në pritje të një sinjali pozitiv nga “Zonja e Vjetër”.

Në sulm, Morata gëzon simpatinë e trajnerit, edhe pse gjetja e marrëveshjes me Atletiko Madridin do të jetë e vështirë. Për mesfushën është paramenduar edhe ardhja e Paredesit nga PSZH. Argjentinasi ka pranuar tashmë propozimin e klubit, por skuadra nga Parisi kërkon 15 milionë./albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button