Donaruma: Në Paris ndjehem si në shtëpinë time

Portieri i PSZH-së, Xhixhi Donarumma foli për Sky Sport për ndjenjat e tij në fillimin e vitit të tij të dytë nën “Kullën Eiffel” dhe për ardhjen e trajnerit të ri Galtier.

“Ndihem vërtet si në shtëpinë time këtu, ndihem shumë mirë. Ky klub është diçka e tillë. E pabesueshme, nuk mund ta shpjegosh. Kjo është një familje dhe unë jam i lumtur që jam këtu, dua të qëndroj sa më gjatë dhe të bëj historinë e këtij klubi.

Çfarë ndryshon me ardhjen e Galtier?

Ne punojmë shumë me trajnerin, jemi të kënaqur me stafin e ri. Atij i pëlqen presioni i lartë, duhet t’i mbuloj mirë hapësirat por tashmë i kam punuar këto koncepte kështu që nuk ka probleme.

Ne punojmë së bashku me mbrojtjen. Për t’u bashkuar, ne duam të rikuperojmë topin sa më shpejt të jetë e mundur. Me mbrojtjen me tre lojtarë ndryshon pak, vetëm duhet të rregullojmë disa gjëra, ” tha mes tjerash Donaruma.

LEXO EDHE:

Back to top button