Aleksandar Zverev, gjysmëfinalisti i fundit

Aleksandar Zverev është gjysmëfinalisti i fundit në turneun Masters në Paris, pasi që në çerekfinale mundi Kasper Rud-in me 2-0 në sete, ose 7-5 dhe 6-4 në geme. Tenisti norvegjeze, Kasper Rud, ishte kundërshtarë i barabartë në pjesën më të madhe të takimit, mirëpo në momentet vendimtare, Zverev tregoi klasin e vet dhe me plotë meritë kaloi në gjysmëfinale. Atje, Aleksandar Zverev do të takohet me Danil Medvedevin, ndërsa në takimin tjetër të gjysmëfinales, Novak Gjokoviq takohet me polakun Hubert Hurkaç.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button