Alexander-Arnold për Salah: Momentalisht ai është më i miri në botë

Mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold e ka cilësuar Mohamed Salah si lojtarin më të mirë në botë, ku edhe tregoi se dëshira e ylli egjiptian është që ta thyej çdo rekord të mundshëm.

Salah barazoi rekordin e Jamie Vardyt në Premier Ligën angleze kur shënoi golin e dytë për Liverpoolin mbrëmë, kështu duke regjistruar gol ose asistim për 15 ndeshje me radhë, përcjell KosovaPress.

Në fakt, edhe Liverpooli arriti mbrëmë të thyej rekorde, ku për herë të parë arriti të shënoj në 32 ndeshje radhazi në të gjitha garat, dhe bëhet ekipi i parë që arrin 2,000 fitore në histori të futbollit anglez.

Të gjitha meritat Alexander-Arnold ia dhuroi bashkëlojtarit të tij Salah, për të cilin tregoi se dëshira e tij është që të bëjë histori me gjigandin anglez.

“Momentalisht, ai është lojtari më i mirë në botë, dhe nuk diskutohet kjo gjë. Ai është duke shënuar gola, dhe duke krijuar shanse, duke bërë çdo gjë, ndeshje pas ndeshjeje”, tha Alexander-Arnold.

“Ai është duke pasur një sezon fantastik, dhe mendoj që në mendjen e tij, ai dëshiron të thyej çdo rekord të regjistruar dhe të vendosë emrin e tij në libra dhe histori, ai e ka bërë këtë gjë që nga sezoni i parë kur ka ardhur këtu”, shtoi mbrojtësi i Liverpoolit.

Këtë sezon, Mohamed Salah në 23 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat ka regjistruar plot 22 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button