Ali Adem do të firmos me FC Shkupin

Mesfushori Ali Adem është përforcimi i fundit për skuadrën e FC Shkupit, i cili aktualisht është duke zhvilluar përgatitjet dimërore në Antalia të Turqisë. Mesfushori nga Shkupi, Ali Adem, vjen nga skuadra e Arisit, ku shkoi këtë verë, duke firmosur kontratë deri në vitin 2024. Ish mesfushori i Vardari,  do të firmos kontratën 6 mujore me FC Shkupin, që regjistron përforcimin e gjashtë në merkaton e dimrit. Më parë në këtë ekip u inkuadruan edhe Kristijan Trapanovski, Matej Cvetanovski, Abdull Ruatubjae, Faustin Senghor dhe Albert Bugazeli. Kujtojmë se nga FC Shkupi u largua Dembo Darboe tek Shakhtor Soligors, Darko Glishiq te Doksa dhe Fatjon Jusufi te Renova.

LEXO EDHE:

Back to top button