Ali Ahmeti në takime intensive me degët problematike të BDI-së

Ali Ahmeti në takime intensive me degët problematike të BDI-së

Gazetar: Mefail Ismaili

Pas letrës dërguar nga mbi 20 funksionarë të BDI-së, kreu i integristëve Ali Ahmeti në takime intensive me degët problematike.

Të parët në takim ishin anëtarët dhe funksionarët e degës së BDI-së në Saraj, ndërsa më vonë edhe ata të Çairit. Me anëtarët e degës së Sarajit ishte edhe Blerim Bexheti, i nënshkruar në letrën e të pakënaqurve, apo të njohur si grupi i zjarrit.

Bexheti madje publikoi edhe një fotografi me liderin e BDI-së duke shkruar: Bashkë me kryetarin dhe dostin tim Ali Ahmeti dhe i palëkundur në qëndrimin kundër ekzekutivit. Bexheti tha pas takimit se e ka njoftuar Ahmetin për pakënaqësitë.

Në takim me Ahmetin për momentin janë Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu me zyrtarë të tjerë të Çairit. Nga BDI nuk japin asnjë detal nga këto takime të Ahmetit me degët e pakënaqura.

“Këtu nuk jemi për marrëveshje, jemi për problemet e degës që realisht i ka, edhe dega e sarajit me pakënaqësitë e veta, të arriturat e veta dhe normalisht edhe pjesa tjetër, e informova edhe krejt strukturat e degës pse jam pjesë e nënshkrimit të asaj letre… Mos u duket që ndrroj mendime unë pasi vendoj nënshkrim, në veprimtarin time asnjëherë nuk kam ndryshuar. Nuk kemi kushte të drejtuara tek zoti Ahmeti, ne kemi një shkresë publike që si i pari i pakontestueshëm prej nesh ta informojmë me vërejtjet, pakënaqësitë tona… A jemi akoma pjesë e BDI-së? Normalisht që po, edhe pjesë e BDI-së edhe pjesë e letrës së shkruar”, tha Blerim Bexheti, Kryetar i Sarajit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button