Ali Ahmeti nisi zyrtarizmin e “Frontit Europian”, nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Populli

Ali Ahmeti nisi zyrtarizmin e “Frontit Europian”, nënshkroi marrëveshje me Lëvizjen Populli

Gazetare: Fatlume Dervishi

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti nisi sot zyrtarizimin e Frontit Europian. Këtë front Ahmeti e nisi me nënshkrimin e marrëveshjes me Lëvizjen Populli të udhëhequr nga Skender Rexhepi. Pas firmosjes së marrëveshjes Ahmeti tha se ky front ishte i domosdoshëm. Ai paralajmëroi se në ditët në vijim do të nënshkruhet marrëveshje edhe me partitë tjera politike me të cilat janë duke vazhduar negociatat për t’ju bashkangjitur këtij fronti.

“Gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm. Pse në vitin 2024 duhet ndërtuar këtë front. Sepse janë kohë që pikërisht e kërkojnë tani këtë unifikim, këtë bashkimit të shqiptarëve të RMV-së, sepse gjërat në politikat globale po shkojnë keq. Nuk kemi gjë kundër partive politike, rrofshin e qofshim, por nuk kanë kapacitet të përballen me këto gjëra që po ndodhin tek ne dhe rreth nesh, andaj ky unifikim është i domosdoshëm, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga turqit, boshnjakët e romët… Të forcojmë radhët, nga sot e tutje jemi një trup BDI e Lëvizja Populli, ti jetësojmë dhe ti forcojmë pozicionet tona, të mos biem në grackë e në propagandë të partive, partiçkave por të shikojmë misioni historik”, tha Ahmeti dhe bëri thirje që të mbështetet kandidati i BDI-së për president shteti.

“Më 24 prill mbështesim kandidatin tonë për president, zotin Osmani dhe si një trup i vetëm të vazhdojmë më 8 maj, të fitoj Fronti Europian…Ju thërras si vëllai vëllait, mobilizim të plotë sepse më 24 prill kemi referendum, do të ecim përpara apo do të vendnumërojmë, edhe më 8 maj kemi ri-përsëritje të këtij referendumi, do ecim përpara apo qëndrojmë në vend”, tha Ahmeti.

Ndërkohë kryetari i Lëvizjes Populli Skender Rexhepi ditën e sotme, gjegjësisht nënshkrimin e marrëveshjes me BDI-në e cilësoi si ditë historike.

“Sot është një ditë historike, sot hapet një kapitull i ri i quajtur “Fronti Europian”, ky front do të jetë bartës i ndryshimeve. Ky front do të jetë një sihariç i mirë sepse shoqëria jonë do të jetë në një rrugëtim të mirë evropian. Ky front është një nisëm që do të ecë me këmbë të mbarë dhe do të dëshmoje se ne synimet i kemi punë dhe vetëm punë…Ndryshimin e bëjnë ata që dinë të rreshtohen në vendin e duhur në kohën e duhur dhe me programin e duhur zgjedhor…Fronti Europian do ta sjell një mrekulli të mirë për të gjithë qytetarët e RMV. Fronti do të dëshmojë se kemi kapacitet të mirë jo vetëm për të fituar zgjedhjet por për shumë më shumë. Ftoj edhe subjektet tjera që të na bashkëngjiten, të na bashkëngjitet edhe sektori Civil”, tha Rexhepi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button