Alimi: Me çelësat që i dhashë nuk janë hapur dyert e Kuvendit

Alimi: Me çelësat që i dhashë nuk janë hapur dyert e Kuvendit

Ish i dënuari për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend në vitin 2017, Abdylfeta Alimi gjatë intervistës ekskluzive në emisionin “Rruda drejt…” në Alsat ka deklaruar se me çelësat të cilat ai i ka dorëzuar nuk janë hapur portat e Kuvendit. Sipas Alimit edhe pse gjithçka vërehet në incizimet nga kamerat e sigurisë, gjykata nuk e ka marr për bazë këtë fakt.

“Ishte kërkesë, jo urdhër ku i ke çelësat. I thash brenda. Tha mi jep. Unë ja dhashë celësat sepse ishte epror dhe kishte fuqi politike. Ishte truproja i Trajko Veljanovski. Aso kohe në pushtet ishte VMRO-DPMNE-ja. Por ta dini që me ata çelësa kurrë nuk janë hapur dyert e mesme të Kuvendit. E dini mirë se kush i hapi dyert, ata që u amnistuan”, deklaroi Feta Alimi në “Rruga drejt…”.

LEXO EDHE:

Back to top button