Alioski: Atmosfera është e lartë, me fitore do të shtohet edhe më shumë

Ezgjan Alioski është në formë të mirë dhe këtë gjë e konfimron me paraqitjet e tij për skuadrën e Fenerbahçes. Mbrojtësi i Maqedonisë në prag të përballjes me Gjeorgjisë, potencoi se është njoftuar me kualitetin e kombëtares së GJeorgjisë dhe njeh mirë stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Ai theksoi se është tifozët do të shtojnë presionin mirëpo ata nuk luajnë në terrenin e gjelbër dhe se humbja në Shkup ishte jë goditje e madhe për të gjithë.

“Nuk duhet që unë si më i moshuar ti motivojë futbollistët e rinj. Vet fanella është një motiv shtesë për të gjithë. Atmosfera është mjaft e mirë dhe jemi të vetëdijshëm se fitorjë do të shtojë atë në nivel më të lartë. Nuk jemi të ngarkuar dhe mendojmë vetëm për vehten tonë, tha mes tjerash Alioski

 

Biletat për këtë përballje janë shitur dhe pas dy ndeshjeve me tribuna të zbrazta, të premtën do të shohim një spektakël në tribunat e stadiumit të Dinamo-s në Tbilisi. SFida Gjeorgji-Maqedoni, nis në orën 18.00.

LEXO EDHE:

Back to top button