Alioski dhe Al Ahli, largohen nga elita e futbollit në Arabinë Saudite

Skuadra e Al Ahli-t, ku luan edhe reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski, në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Al Shabab-it në Premierligën Arabisë Saudite, u ndal në barazim 0-0 dhe nuk arriti të shënojë fitoren e nevojshme, për të siguruar mbijetesën në eliten e kampionatit të Arabisë Saudite.

Skuadra e “Al Ahli”-t,  mbylli sezonin në vendin e parafundit të 15-të me 32 pikë, një më pak se skuadra e Al Faisalit që mbeti  e sigurtë mbi zonën e largimit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë sërish në elitën e Arabisë Saudite. Alioski këtë sezon ka zhvilluar 28 ndeshje për Al Ahli dhe ka shënuar 6 gola.

Ndërkohë reprezentuesi tjetër në këtë kampionat, Aleksandar Trajkovski, nuk ishte pjesë e Al Feihas, e cila humbi në shtëpi nga Al Etifag me 1:0, por skuadra e tij, mbeti në “mesin e artë” të renditjes së klubeve. Trajkovski ka regjistruar 9 paraqitje, me vetëm një gol të shënuar.

LEXO EDHE:

Back to top button