Pioli: Sezoni i vështirë, por do të jemi në nivelin e duhur

Stefano Pioli foli për sezonin që do të vijë, i cili do ta shohë Milanin të nisë me titullin në gjoks.

 

“Do të fillojmë përgatitjet me shumë entuziazëm. Kemi bërë diçka të veçantë, por duhet të jetë vetëm një pikënisje. Ne i dimë vështirësitë që do të hasim në Itali dhe në Evropë. Pastaj klubi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë,” tha në fillim trajner i “kuqezinjëve”.

 

Trajneri i Milanit nuk ka shqetësime për sa i përket merkatos verore.

 

“Çfarë pres? Pres të rifilloj më 4 korrik me shumë entuziazëm, më kanë munguar lojtarët e mi. Do të jetë një sezon i vështirë, do të përpiqemi të jemi në lartësinë e duhur.

Kam ndryshuar nga fillimi. Nga përvojat pozitive dhe negative mëson shumë. Tani jam më i pjekur dhe më i vetëdijshëm për aftësitë e mia.

Nuk jam më shumë i ri, por brenda ndihem i ri. Kam shumë pasion dhe dëshirë për t’i bërë gjërat me entuziazëm, për t’u rritur dhe përmirësuar. Shpresoj që të më presë ende një e ardhme e rëndësishme,” tha mes tjerash Pioli.

 

Sezoni i ri në Seria A, do të nis më 14 gusht, ndërsa kundërshtari i parë i Milanit do të jetë skuadra e Udinezes.

LEXO EDHE:

Back to top button