Aliu: BDI ka keqpërdorur administratorët për qëllime politike

Përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët,  Azir Aliu në emisionin “Rruga drejt..”, gjatë debatit mbi sistematizimin e administratorëve drejtoi akuza të ashpra ndaj BDI-së. Ai me këtë rast nënvizoi se zvarritja e sistemimit të administratorëve nuk është e rastësishme, sepse sipas tij këto të rinj në çdo cikël zgjedhor i kanë shërbyer BDI-së, duke çuar vota në konton e saj. Aliu më tej në “Rruga drejt…”, tha se kur dëgjon zyrtarët e BDI-së se si sistematizimin e administratorëve e paraqesin si një arritje tejet të madhe, të lë përshtypjen të mendosh se kjo parti deri tani ka qenë në opozitë dhe tani me vetëm katër muaj në pushtet ka arrit që të zgjidh problemin një dekadësh.

Tani duke dëgjuar zotin Qerimi dhe vetë ministrin dhe gjithë BDI-në të cilët tani shtiren se ky është një proces, një arritje shumë e madhe, parashtrohet pyetja dhe një dilemë shumë e madhe, si devijojnë gjithçka, do të thotë devijohet edhe kjo ashtu siç është devijuar gjithçka në shoqërinë tonë. Po të mos kesh informata për politikën se çka ndodhë në Maqedoni të jep përshtypje sikur kjo parti për herë të parë është në Qeveri, sikur kanë qenë gjithmonë në opozitë dhe tani katër muaj është në qeveri dhe tani na shiten sikur kanë bërë një hap aq të madh. Dhe problemin kur e prezantojnë në popull thonë se është diçka që nuk ka qenë normale dhe tani kjo ministri, ky ministër dhe kjo parti që tani është në qeveri bënë një hap shumë të madh dhe ja edhe zoti Qerimi e përmendi që bëjnë zgjidhjen e një problemi një dekadësh. Devijimi i dytë është se këtyre iu ka konvenuar mosrealizimi i këtyre punësimeve, kanë pagur një set të rinjsh të cilët i kanë pasur në dispozicion gjithmonë kur iu është dashur. Siç përmendi edhe zoti Qerimi, neve kemi pasur shumë zgjedhje si parlamentaren, si lokale, si presidenciale, besoni se ky numër i të rinjve ka qenë i gatshëm për të vrapuar për vota dhe për nevoja të partisë, kështu që kjo edhe sot nuk do të zgjidheshe po të mos kishte një rezistencë nga të rinjtë të cilët sot janë ballafaquar me një realitet”,  tha Aliu.

LEXO EDHE:

Back to top button