Aliu: Qeveria në 100 ditët e para anashkaloi interesat e qytetarëve

Qeveria në 100 ditët e para të qeverisjes nuk zbriti në terren për të prekur nga afër interesat dhe pritjet e qytetarëve, përkundrazi ajo u morr më së shumti me ndarjen e kulaçit qeveritarë, gjegjësisht ndarjen e posteve dhe funksioneve mes partnerëve të koalicionit, kështu u shpreh në “Rruga drejt…”, analisti Qenan Aliu, i cili njëherazi e cilësoi si mashtrim postin e zëvendëskryeministrit të parë, duke nënvizuar se një post i tillë është inekzistent.

Unë si referencë kam një prej teorive konspirative, se po  të ndryshonin zgjedhjet diçka nga zgjedhjet, ata nuk do të lejonin kur që të mbaheshin.  Prandaj edhe kur mbahen zgjedhjet nuk duhet patur pritshmëri të ekzagjeruar. Prandaj që të mos përsëritëm, dua të theksoj se 100 ditshi është një rregull e pashkruar për çdo qeverie të cilës i jepen 100 ditë për mos qenë e atakuar në këto 100 ditët e para të qeverisjes.  Kjo qeveri këta 100 ditë më shumë i kaloi duke etabluar rokadat e kolltukëve dhe funksioneve të ndërduarta qeverisëse. Prandaj do të them se nuk kishte një start që do të linte përshtypje dhe do t’i prekte qytetarët drejtpërdrejtë në jetën e tyre”, tha Qenan Aliu, analist politikë.

LEXO EDHE:

Back to top button