Aliu: Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të sjellë qekuilibrim në pushtetin qendror

Analisti, Qenan Aliu, në emisionin “Rruga Drejt”, ka thënë se zgjedhjet lokale janë më shumë zgjedhje administrative se sa politike.

Ai po ashtu, ka thënë se mundet që ky rezultat i këtyre zgjedhjeve të sjellë një ekuilibrim në pushtetin qendror, shkruan Alsat.

“Zgjedhjet lokale janë zgjedhje administrative, shumë pak janë politike, edhe pse rezultati i zgjedhjeve lokale mundet në momentumet përkatëse politike në një shoqëri të sjellin edhe qekuilibrim në pushtetin qendror ashtu sic mund të ndodhë tani”, u shpreh Aliu./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button