Sherifi: Koalicionet ndëretnike duhet të vazhdojnë, të ketë ndarje në dy blloqe

Në emisionin “Rruga Drejt”, analisti Isak Sherifi, ka thënë se koalicionet ndëretnike kanë qenë të frytshme.

Ai ka theksuar se pret që më 31 tetor të shihet se sa janë të konkretizume këto koalicione derisa ka thënë se tashmë ka ardhë koha që për hirë të qytetarëve të ketë ndarje në vetëm dy blloqe, shkruan Alsat.

“Koalicionet ndëretnike mendoj që kanë dhënë fryt edhe në raundin e parë, por ekskluzivisht se sa do të jetë konkret dhe i konkretizum ky koalicion ndëretnik, do të shihet më 31 tetor ku do të rrumbullaksohet ky proces zgjedhor në nivel lokal. Duke u bazuar nga raundi i parë, mendoj se ka funksionuar por tash balotazhi do t’i konkretizon koalicionet ndëretnike dhe mendoj që këto koalicione duhet të vazhdojnë edhe mëtutje sidomos në rrafshin lokal e pse jo edhe në atë qendrorë për hirë të qytetarëve që faktikisht të ndahen në dy blloqe”, tha Sherifi./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button