“Alkaloid” me 121 punësime të reja, kompania shënon rritje të shitjes për 7 për qind

„Alkaloid “ ka realizuar 121 punësime, investime prej mbi 524 milion denarë dhe shitje të konsoliduar prej 6.7 miliardë denarë në periudhën prej në janar deri në qershor të këtij viti.  Shitjet e konsoliduara të “Alkaloidit” në tregun vendor janë rritur për 7 për qind, ndërsa eksporti i kompanisë është rritur për 1 për qind. Nga shitjet e përgjithshme, 35 për qind janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 65 për qind në tregjet e huaja, më së shumti në vendet e Evropës Juglindore edhe atë 34 për qind. Në periudhën janar-qershor, në “Alkaloid” janë realizuar 121 punësime në vend. Grupacioni “Alkaloid” tani numëron 2479 të punësuar, prej të cilëve 1909 janë në bazën në Shkup, ndërsa 570 jashtë shtetit. Aksionet e “Alkaloidit” në Bursën e Maqedonisë të letrave me vlerë janë ndër më të tregtuarat. Çmimi i një aksioni në periudhën janar-qershor lëvizte prej 13 300 deri në 16 500 denarë, ose mesatarisht 14 738 denarë, që është 23.3 për qind me shumë se sa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button