“Alkaloid”, rritje të eksportit dhe punësimeve

“Alkaloid", rritje të eksportit dhe punësimeve

Kompania farmaceutike Alkaloid vitin e kaluar ka shënuar rritje të eksporteve të konsoliduara prej mbi 16%, ka pasur 187 vende të reja pune dhe investime mbi një miliardë e gjysmë denarë.

Siç njoftoi kompania, shitjet e tyre vitin e kaluar u rritën me 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Prej tyre, 68% ishin në tregjet e huaja. Rritja më e madhe e shitjeve është në Poloni, dy herë më shumë, e ndjekur nga Rumania dhe SHBA. Shitjet e para të mëdha u bënë edhe në Portugali, ndërsa shitje kanë pasur  madje edhe në Mongoli. Fitimi neto i konsoliduar i Alkaloid u rrit me 12%.

LEXO EDHE:

Back to top button