Në Londër janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të Grand Slam të Uimbwlldonit, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Asnjë surprizë te meshkujt, teksa janë kualifikuar numri 1 dhe numri 3 në botë.
Kështu, spanjolli Karlos Alkaraz mundi 3-0 danezin Holger Rune (numri 6), në një ndeshje të dominuar nga iberiku (7-6, 6-4, 6-4). Më e vështirë fitorja e rusit Medvedev, që mundi 3-2 amerikanin Kristofer Eubanks (6-4, 1-6, 4-6, 7-6, 6-1), në një ndeshje që zgjati tri orë.
Te femrat, në gjysmëfinale do të përballen Ons Zhaber e Tunizisë dhe bjellorusja Arina Sabalenka. Tenistja afrikane mundi 2-1 (6-7, 6,4, 6-1) kazaken Elena Ribakina. Më e lehtë fitorja e Sabalenka, numri 2 në botë, që mundi 2-0 (6-2, 6-4) amerikanen Medison Kejs.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Jannik Siner-Novak Gjokoviç
Karlos Alkaraz-Daniil Medvedev
Gjysmëfinale-Femra
Marketa Voundrousova-Elina Svitolina
Arina Sabalenka-Ons Zhabeur








