VIDEO / Xherdan Shaqiri, gol fantastik nga distanca ndaj Montreallit

" "

Ylli shqiptar i Çikago Fire, Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në fitoren ndaj Montreallit. Skuadra e “Çikago Fire” ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Montrealit në kuadër të javës së 22-të në Mayor League Soccer (MLS).

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për “Çikago Fire” dhe golat u shënuan nga Brajan Guterrez (9’), Maren Haile-Selassie (11’) dhe Xherdan Shaqiri (33’).

Megjithatë, goli i tretë i shënuar nga ylli shqiptar, Shaqiri, ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe ka pushtuar rrjetet sociale. Shaqiri shënoi një supergol nga një distancë prej rreth 25 metrave, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për intervenim. Goli ishte aq i bukur saqë as djaloshi nga Gjilani nuk i rezistoi një feste të madhe. Me këtë gol, Shaqiri arrin në kuotën e tri shënimeve, teksa ka shtuar edhe katër asistime.

LEXO EDHE:

Back to top button