Alkaraz, Gjokoviç dhe Siner, kalojnë në raundin e katërt

Novak Gjokoviç avancon në raundin e katërt të Grand Slam të Uimbëldonit, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar që po zhvillohet në Londër. Tenisti serb fitoi 3-0 ndaj patriotit të tij Kecmanoviç. Në raundin e katërt shkon edhe spanjolli Karlos Alkaraz, që mundi po 3-0 gjermanin Otte.

Më tej avancon edhe italiani Janik Sinner, numri 10 në botë, që mundi 3-0 amerikanin Xhon Izner, ndërsa belgu David Gofin eliminoi franezin U.Humbert. Një biletë për më tej sigurojnë edhe amerikanët T.Paul, J.Sock dhe F. Tiafoe.

Në konkurencën e femrave, spikat fitorja e tunizianes Ons Zhabeur, numri 3 në botë, që mundi 2-0 francezen D.Parry. Eliminohet ish-numri 1 në botë, tenistja gjermane Anxhelik Kerber, që u mund 2-0 nga belgia Elise Mertens. Në kohë të njëjtë eliminohet edhe numri 5 në botë, tenistja greke Maria Sakeri, që u mund 2-0 nga gjermania T. Maria.

LEXO EDHE:

Back to top button