Merkato në NBA: Rudi Gobert, nga Juta Xhaz te Minesota

NBA vijon të ziejë nga merkato dhe orët e fundit janë zyrtarizuar mjaft marrëveshje të reja. Skuadra e Çikago Bulls ka rinovuar kontratën me basketbollistin Zak LaVine, i cili do të qëndrojë edhe për 5 sezone të tjera. Nga kontrata e re, 27-vjecari do të përfitojë 215 milionë dollarë.

Xhon Uall ka mbyllur kontratën me skuadrën e Feniksit dhe sezonin e ri do të luajë me Los Anxhelos  Klipers. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjecare, nga e cila do të përfitojë 13.2 milionë dollarë.

Konfirmim edhe Jusuf Nurkiç, që ka shtyrë kontratën me Portlandin. Nga kontrata e re do të arkëtojë 70 milionë dollarë për 4 sezonet e ardhshme. Surpriza e orëve të fundit ishte transferimi i Rudi Gobert nga Juta Xhaz te Minesota. Në këtë transferim do të përfshihen edhe 5 lojtarë, pasi te Xhaz do të shkojnë Bizli, Beverli, Kesler, Vanderbilt dhe Bolmaro.

Spanjolli Riki Rubio rikthehet te Klivlendi, ku do të përfitojë 18.4 milionë dollarë për tri sezone.

LEXO EDHE:

Back to top button