Allegri: Nuk ka asgjë për të thënë, luajmë për vend të shtatë

Pas penalizimit me 15 pikë për shkak të falsifikimit të bilanceve financiare, Juventus ka zbritur në vendin e 10-të të renditjes me 22 pikë. Tashmë, bardhezinjtë duken shumë pas në garën për kualifikimin në Champions League ndërsa trajneri Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat me Atalantën. Tekniku livornez u shpreh se në këtë moment nuk mund të thotë asgjë sa i takon penalitetit ndërsa nga ana tjetër shtoi se tashmë i duhet të luajnë për vendin e shtatë.

“Nuk kam asgjë për të thënë, ndaj Atalantës luajmë një ndeshje të rëndësishme sepse duhet të mbyllim fazën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas penalizimit duhet të jemi të bashkuar dhe të punojmë me profil të ulët. Duhet të mendojmë vetëm për fushën.

Minus 15 pikë?

Nuk ndryshon asgjë, duhet të bëjmë pikët për vazhdimësinë. Duhet të fitojmë dhe tani të mendojmë për të arritur në vend të shtatë”, u shpreh Allegri.

LEXO EDHE:

Back to top button