“Almiri”, familjarët kërkojnë të lirohen nga akuzat dhe rigjykim të rastit

Familjarët e Almirit në protestat e sotme në Kumanovë kërkojnë rigjykim të rastit, dëmshpërblim si dhe  lirimin e tre familjarëve nga akuzat e Gjykatës Themelore.

“Vendimi për burgosjen e viktimave, pra familjarëve të Almirit të vogël është gjithsesi i padrejtë, është etnocentrik dhe anti-shqiptar. Prandaj, ne sot këtu kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtoje këtë vendim dhe mos të tallet me drejtësi. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku shkojmë më. Kërkojmë që Sedat Aliu, Avdullah Aliu dhe Sami Demiri urgjentisht të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen nga çdo akuzë, ndërsa lënda e Almirit të vogël duhet të kthehet në rigjykim, ndërsa vrasësi duhet duhet të dënohet për veprën e bërë e jo për një aksident trafiku. Kërkojmë q familja e Armirit të dëmshpërblehet për dëmet”, tha mes tjerash Fuat Aliu, familjar i Almir Aliut.

Ndryshe, protestat e sotme vijnë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës për ta dërguar në burg efektiv prindin e Almir Aliut, Sedat Aliun bashkë me vëllain e tij Abdulla Aliu dhe kushëririn Sami Demiri. Të tre janë të dënuar me burg efektiv prej gjashtë muaj për veprën “dhunë”.

LEXO EDHE:

Back to top button