Alon Ben-Meir: SHBA nuk duhet ta injorojë BE-në në procesin e dialogut Kosovë-Serbi


Takimi i 4 shtatorit mes palës kosovare dhe asaj serbe në Washington është komentuar edhe nga profesori i Universitetit të New Yorkut, Alon Ben-Meir.

Alon Ben-Meir thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raport me dialogun Kosovë-Serbi nuk duhet ta injorojnë Bashkimin Evropian.

“SHBA-ja s’duhet ta injorojë BE-në në procesin e dialogun Kosovë-Serbi. Duke Pasur parasysh që Kosova dhe Serbia kanë synim integrimin evropian, SHBA-ja duhet të kuptojë qartë se nuk ka proces normalizimi pa involvimin direkt të zyrtarëve të BE-së në procesin e negociatave”, ka shkruar Ben-Meir në Twitter.

Takimit të 4 shtatorit do t’i paraprijë takimi i sotshëm në Bruksel që do të zhvillohet në nivel të ekspertëve, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që ndërmjetësohet nga Bashkimin Evropian.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, rifilloi më 16 korrik, pasi ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën ndaj mallrave serbe.

LEXO EDHE:

Back to top button