Alonso rikthehet në Premier Ligë, gati për të drejtuar skuadrën angleze

41-vjeari spanjoll Çabi Alonso mund të jetë trajneri i ardhshëm i ekipit të Tottenham. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja gjermane “De Telegraaf”, që tha se trajneri aktual i Bayer Leverkusen është mes kandidatëve për të drejtuar skuadrën londineze.

Alonso po bën një paraqitje mjaft të mirë me skuadrën gjermane, duke fituar besueshmëri edhe në Angli, ku ai ka luajtur me Liverpool. Çabi Alonso e mori drejtimin e Bajer Leverkuzenit në tetor dhe nga një ekip që rrezikonte rënien nga kategoria është kthyer në një skuadër që synon Europën.

Tottenham është ende pa trajner që nga largimi i Antonio Konte-s në mars dhe për këtë detyrë janë përmendur mjaft emra. Edhe Julian Nagelsman është kandidat, por tashmë konkurrenca është shtuar me Çabi Alonso, i gatshëm të rikthehet në Premier Leigë, këtë herë si trajner.

Skuadra e Totenhamit aktualisht drejtuhet nga zv.trajneri Rajan Mejson, por paraqitjet në kampionat të Spurs lënë shumë për të dëshiruar.

LEXO EDHE:

Back to top button