" "
Pacientët me fibroze cistike protestojnë para ministrisë së Financave për të kërkuar nga ky dikaster që të sigurojë para për blerjen e terapisë për të gjithë pacientët e prekur nga kjo sëmundje e rrallë.
Në Maqedoni të regjistruar me këtë sëmundje janë rreth 140 pacientë. Deri më tani shteti ka siguruar terapi për 12 pacientë të prekur nga kjo sëmundje gjendja e të cilëve ka qenë shumë e rëndë dhe funksionimin i veshkave të të cilëve ka qenë më pak se 60%. /V.A.









