Muriqi në garë për “formacionin e sezonit” në La Liga

Sulmuesi I kombëtarës së Kosovës, Vedat Muriqi është në garë për formacionin e sezonit në La Liga, pas shkëlqimit me fanellën e Majorkës, në sezonin aktual 2022/23.

Faqja zyrtare e La Liga-s ka njoftuar tifozët dhe përdoruesit e rrjeteve sociale se ka hapur sondazhin për zgjedhjen e formacionit më të mirë të sezonit. Pjesë e këtij sondazhi apo zgjedhjeve për “formacionin e sezonit” është edhe sulmuesi kosovar i Mallorcas, Vedat Muriqi. Muriqi në këtë listë gjendet me yje të mëdhenj të sulmit si Karim Benzema dhe Robert Levandovski.

Përveç tyre në këtë listë për fazën e sulmit gjenden edhe: Iago Aspas, Ousmane Dembele, Borha Iglesias, Antoan Griezman, Hoselu, Rafinja, Enes Unal dhe Vinicius Jr.

LEXO EDHE:

Back to top button