Guardiola pa yllin kryesor ndaj Uest Hemit, por edhe Real Madridit?!

Te skuadra e Man. Sitit janë në ankth për gjendjen e mesfushorit belg Kevin de Brujne. Fantazisti belg, protagonist në fitoren ndaj Arsenal në sfidën e javës së kaluar në Premier, nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Fulham, si pasojë e një dëmtimi.
Lojtari nuk është grumbulluar as për ndeshjen e sotme ndaj Uest Hemit dhe ekziston frika se mos dëmtimi është më i rëndë. Duket se klubi ka vendosur të mos e aktivizojë për të rikuperuar sa më shpejt, pasi përpara janë dy ndeshjet e rëndësishme në Champions League ndaj Real Madrid.
“Kevin de Brujne nuk është me skuadrën pasi nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Ka një dëmtim që e ka ndaluar të luajë ndaj Fulham dhe nuk e dimë ende për sa kohë do të jetë jashtë fushave,”tha mes tjerash trajneri Pep Guardiola.
Guardiola shpreson ta ketë në dispozicion lojtarin mesjavën e ardhshme, për takimet e Ligës së Kampionëve, ndaj dhe mesfushori është lënë në qetësi, për të rikuperuar nga dëmtimi.