Alsat mëson, MPPS harton ligj të ri për marrëdhëniet e punës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) është duke hartuar një Ligj të ri për Marrëdhëniet e Punës, por për momentin nuk dihet nëse do të zgjidhet problemi me largimet e diskutueshme nga puna, me marrëveshje. Respektivisht, jo gjithmonë këtë vendim në marrëveshje e nënshkruan punonjësi, sepse në të shumtën e rasteve ekziston një marrëveshje fiktive e bërë nga një pronar i pandërgjegjshëm. Në rast të një largimi të tillë, punonjësi nuk mund të marrë ndihmë nga shteti kur aplikon në Agjencinë e Punësimit. Ministria e Punës dhe Punëve Sociale thotë se ka pasur raste kur në momentin e punësimit punonjësi ka nënshkruar fletë boshe, të cilin më pas kompania e ka përdorur si largim nga puna kinse me marrëveshje.

Marrëveshja duhet të nënshkruhet në ditën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës dhe duhet të përfshijë emrin dhe mbiemrin e shkruar në dorë të punëtorit dhe punëdhënësit, data e shkruar në dorë e ndërprerjes së marrëdhënies së punës nga punëtori dhe punëdhënësi dhe nënshkrimet e punëtorit dhe punëdhënësit – njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Përveç kësaj, marrëveshja patjetër të ketë edhe dispozitë mbi pasojat ndaj punëtorëve në lidhje me të drejtat e sigurimit në rast të papunësisë. Nga Lidhja e Sindikatave thonë se marrëveshjet e tilla fiktive ndodhin më shpesh në ndërmarrjet që nuk kanë sindikatën e tyre. Ndërsa nga Agjencia e Punësimit, na thanë se ata nuk kanë kompetenca të kontrollojnë se kush dhe si e ka humbur vendin e punës.

Nëse një person i caktuar konsideron se nuk është shprehur vullneti i tij në pjesën e dorëheqjes, organ kompetent është inspektorati i punës i cili inspekton rastin te punëdhënësi i cili është i detyruar t’i ketë ato në dosjen e personit i cili ka qenë i punësuar tek ai – tha Biljana Jovanovska, drejtoreshë e Agjencisë së Punësimit.

Por, përveç pretendimeve për largimet nga puna me marrëveshje, një nga problemet e reja më të mëdha që ndodhën në marrëdhëniet punëdhënës-punonjës ishte mos pagesa e ndihmës shtetërore. Shumë kompani i morën paratë për punëtorët e tyre, por disa prej tyre vendosën t’i mbanin për vete në vend që t’ua transferonin punonjësve. Kjo çështje tani është në duart e prokurorisë. Punëdhënësit thonë se propozimi i sindikatave ka qenë i mirë që në të ardhmen paratë të transferohen në llogaritë e punëtorëve, por thonë se kjo do të ishte një proces më i gjatë administrativ.

Ligji do të duhet të ndryshohet. Ligji duhet të parashikojë që një pjesë e pagave ose paga do të duhet t’u paguhet punëtorëve të kompanisë, dhe kjo duhet të jetë me tatim personal e jo me kontribute të paguara sociale. Dhe këtu mund të ndodh “rrëmujë” pas të cilës do të pësojmë dhe nuk do të jemi në gjendje ta kontrollojmë – tha Mile Boshkov, kryetar i konfederatës së biznesit.

Ndryshe, të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se nga fillimi i pandemisë në pranverë, numri i të papunëve është rritur për mbi 43 mijë. Për momentin, numri i përgjithshëm kalon 150 mijë njerëz.

Ile Petrevski

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button