Alternativa kundërshton ndryshimet në Ligjin për evidencën amë

Alternativa është kundër ndryshimeve në Ligjin për evidencën amë, me të cilën qytetarëve do t’iu jepet e drejta për ta ndryshuar gjininë e lindur si dhe mundësia për ta mohuar përcaktimin gjinor e për t’u regjistruar si “Tjetër”. Kjo parti opozitare thotë se derisa shtetet evropiane hezitojnë të inkorporojnë këtë të drejtë në legjislacionin e tyre, as ne nuk duhet t’i miratojmë me nxitim këto ndryshime ligjore që ndodhen në procedurë parlamentare me yll evropian.

“Ky ligj bie ndesh me përcaktimet programore të partive konservatore europiane, siç jemi edhe ne. Për ne ekzistojnë vetëm dy gjini dhe ato janë natyrore – “Mashkull” dhe “Femër” dhe ato nuk janë kategori të ndryshueshme, por të lindura. Sipas nesh, secili që me forma të tjera plastike e ndryshon gjininë e tij të lindur për çfarëdo arsye, kjo është e drejtë e tij personale, por kjo nuk ka nevojë dhe nuk duhet të reflektohet edhe në legjislacionin vendor. Prandaj deputetët tanë do të jenë kundër këtyre ndryshimeve ligjore dhe ne do të jemi konsistentë në qëndrimin tone. Ndërsa shpresojmë se qytetarët do t’i mbajnë mend edhe ata deputetë që do ta votojnë këtë ndryshim ligjor”, deklaroi Safije Sadiki Shaini, Alternativa.

LEXO EDHE:

Back to top button