Alternativa për zgjedhjet në Tetovë: Jemi të kënaqur me rezultatin

Alternativa për zgjedhjet në Tetovë: Jemi të kënaqur me rezultatin

Orhan Murtezani nga Alternavia, ka thënë se janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve në Tetovë. “Ndonëse kjo ishte paraqitja jonë e parë në zgjedhje si parti në vete, ne jemi të kënaqur nga ky rezultat ndonëse pritjet tona kanë qenë më të larta.
Ky rezulatat dëshmon se Alternativa ka qendrueshmëri stabile në Tetovë dhe vlerësimi që na është bërë në të kaluarën, në koalicionin e dy palë zgjedhjve të kaluara ka qenë joreal për mos të thënë jokorrekt”, theksoi Murtezani.
“Më lejoni t’i përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e sotme dhe t’i falënderoj për këtë fushatë zgjedhore, po ashtu dëshirojmë të ua urojmë fitoren atyre që kanë marrë numrin më të madh të votave dhe numër më të madh të këshilltarëve, duke marrë kështu përsipër edhe numrin më të madh të përgjegjësive, këtu dua ta përgëzoj edhe këshilltarin e ardhshëm të Alternativës, Faton Selami”, tha Murtezani.

LEXO EDHE:

Back to top button