ASH pranon humbjen në Tetovë

ASH pranon humbjen në Tetovë

Bartësi i listës së Aleancës për shqiptarët, Abdulla Osmani, ka thënë se rezultati qe kanë arritur në zgjedhjet për Këshillin Komunal në Tetovë, nuk ka qenë i kënaqshëm për ta.

“Rezultati nuk është i kënaqshëm për ne. Kemi një rezultat që nuk ishte në pritshmërit tona. Ne këto zgjedhje u ballafaquam me pushtet absolut nga të gjitha partitë, ishim e vetmja parti opozitare, kishim përballë luftën me kontratat, me punësimet.

Ne si Aleancë për Shqiptarët, me humbjen në këto zgjedhje do të ulemi dhe do të reflektojmë për këtë rezultat”, tha mes tjerash Abdulla Osmani.

LEXO EDHE:

Back to top button