Çfarë po ndodh me çiftet? Numri i divorceve kaloi atë të martesave
Të dhënat më të fundit mbi përfundimin dhe zgjidhjen e martesave tregojnë se në vitin 2025 ka pasur më shumë divorce sesa martesa. Shumica e martesave u regjistruan në gusht dhe më pak në mars.
Raporti i Entit Shtetëror të Statistikës zbulon se gjatë vitit të kaluar janë lidhur 10 507 martesa dhe krahasuar me vitin e kaluar numri i tyre është ulur me 5.1%. Më shumë martesa, 1 362 ose 13.0%, janë lidhur në muajin gusht, ndërsa më pak në muajin mars, 473 martesa ose 4.5%. Mosha mesatare në lidhjen e martesës së parë është 27.5 vjeç për nusen dhe 30.2 vjeç për dhëndrin.
“Më e zakonshme është martesa e parë me një pjesëmarrje prej 92.8% për gratë dhe 92.1% për burrat. Burrat lidhin një martesë të dytë me një pjesëmarrje prej 7.1% dhe një martesë të tretë me një pjesëmarrje prej 0.8%, në numrin e përgjithshëm të martesave të lidhura, më shpesh se gratë. Në vitin 2025, sipas moshës, më shumë martesa u lidhën në grupmoshën nga 25 deri në 29 vjeç, pra 3,448 ose 32.8% për gratë dhe 3,750 ose 35.7% për burrat. Sipas moshës, më shumë divorce ishin në grupmoshën nga 35 deri në 39 vjeç, nga të cilat 400 ose 18.3% për gratë dhe 381 ose 17.4% për burrat.”
Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve, 478 ose 21.9%, ndodhën 5 deri në 9 vjet pas martesës. Ekspertët përmendin si arsyet më të zakonshme për divorc: tradhtia bashkëshortore, të qenit i pakënaqur, shumë debate, humbja e dashurisë, moskomunikimi më, dëshira për gjëra të ndryshme, ndryshimi i partnerit, mosndjerja më si partner, partneri që është i dhunshëm dhe problemet me paratë.
Nga çiftet e divorcuara, sipas vlerësimeve të ekspertëve, 53 përqind e tyre kanë një divorc miqësor, 45 përqind mbeten në kushte miqësore më pas dhe 31 përqind nuk kanë asnjë kontakt.









