Ambasadori Hovenier: Masat e Qeverisë për reciprocitet, plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

Ambasadori Hovenier: Masat e Qeverisë për reciprocitet, plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka konfirmuar se vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumentet e hyrje-daljeve ishin “plotësisht të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Hovenier ka shkruar në Twitter se SHBA-ja mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për pezullimin e përkohshëm të këtyre masave të reciprocitetit.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për ta pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet për hyrje/dalje, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, shkroi ambasadori amerikan.

Në veri të Kosovës pati tensionim të situatës mbrëmjen e së dielës, pak para se të hynin në fuqi dy vendime që Qeveria e Kosovës i mori në fund të qershorit.

Pas të shtënave, vendosjes së barrikadave dhe tensionimit që e krijoi një atmosferë lufte në afërsi të pikë kalimeve kufitare me Serbinë në Jarinjë dhe Bërnjak, Qeveria e Kosovës u zbraps.

Ambasadori Hovenier intervenoi duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilëve iu kërkoi ta shtyjnë zbatimin e këtyre dy vendimeve. Kërkesa u pranua.

LEXO EDHE:

Back to top button