Ekspedita e Kosovës gati drejt majës së akullt në ‘Mont Blanc-Francë’

Ekspedita e Kosovës gati drejt majës së akullt në ‘Mont Blanc-Francë’

Nën organizmin dhe udhëheqjen e Klubit Alpin Prishtina-Sektori i Alpinizmit dhe me përkrahjen e ekipit të FSK-së një grup i vajzave dhe djemve nga Kosova janë në përgatitjet finale për ngjitjen në kulmin e Evropës Perëndimorë.

Mont Blanc 4810 m/lmd – kampet e aklimatizimit dhe testimit të pajisjeve kanë rezultuar të suksesshme, ndërsa kushtet klimaterike janë duke u përmirësuar.

Ngjitja finale drejt majës së akullt do të fillojë në orët e para të mëngjesit të datës 03 gusht duke shënuar kështu kulmin e përpjekjeve disa mujore të anëtarëve të Ekspeditës.

Kjo Ekspeditë e përfaqëson Kosovën në këtë nivel të ngjitjes, ndërsa vet grupi është i pasuruar me njerëz të mrekullueshëm, plot përmbajtje dhe ëndrra, plot guxim dhe përgjegjësi, si dhe me shumë shpresë për të ardhmen e bukur që i pret.

“Jemi të sigurt që ky grup i njerëzve tanë në Alpe është mesazh i bukur për njerëzit tanë kudo që janë; e vet ngjitja dhe përpjekja përçon shpresë dhe sens sportiv te të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjithnjë krenar dhe falënderues ndaj shtetit të Kosovës dhe të gjithë përkrahësve të ekspeditës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Një reagim lidhur me këtë e ka bërë edhe Arbenita Pajaziti, përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, teksa iu ka uruar suksese të gjithë grupit.

“VERA 2022 – Caku është 4809 metra i lartë – Drejt Mont Blanc!

Mont Blanc gjendet mes Francës dhe Italisë. Me 4809 metra lartësi mbidetare Mont Blanc është kodra më e lartë e alpeve perëndimore. Me përkushtim, pozitivitet, pasion dhe humor të mirë – kështu nisi kjo ecje dhe kjo sfidë e grupit tonë gjithsesi edhe me respekt ndaj fuqisë së pamatshme të natyrës. Ecja filloi te vendi i quajtur Nid d’Aigle (që domethënë: Foleja e Shqiponjës). Aty, në 2362 metra lartësi, zbritëm nga treni malor (i ndërtuar më 1913). Pjesa e parë e këtij shtegu na çoi te Refuge de Tête Rousse, strehimorja e parë në 3167 metra. Një përvojë e jashtëzakonshme!!

Organizim fantastik i @klubialpinprishtina! Me këmbë të mbarë drejt Kodrës së Bardhë! Suksese gjithë grupit!”, ka shkruar ajo.

LEXO EDHE:

Back to top button