Ambasadori në Tokio është tërhequr dhe po kthehet në Maqedoni

Ambasadori në Tokio është tërhequr dhe po kthehet në Maqedoni

Ambasadori në Tokio, Goran Cekov, me dekret është tërhequr nga ambasada e Maqedonisë në Tokio. MPJ konstatoi se ka shkelur rregullat e punës së një përfaqësuesi diplomatik dhe një punonjësi të Ministrisë së Jashtme. Cekov ka 5 ditë për të kthehet nga Tokio dhe ta ç’lajmërojë apartamentin zyrtar. Jozyrtarisht, Cekov u tërhoq pasi dy punonjëse të Ambasadës raportuan për sjellje të pahijshme nga ana e ambasadorit. Deputeti i VMRO-së Antonio Milloshovski gjithashtu pak kohë më parë kishte deklaruar se ambasadori është përfshirë në një skandal, pasi dy punonjëse e kanë denoncuar për sjellje nënçmuese dhe shqetësim seksual. Cekov është një diplomat karriere që nga viti 1996 – ai shërbeu në misionin e NATO-s në Bruksel, në ambasadën në Oslo, Norvegji dhe ishte ushtrues detyre shef i misionit të NATO-s në Bruksel. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button