Ambicie dhe realitet: Mali i Zi me marrëveshje të nënshkruar për një qendër të re klinike

Nënshkruhet marrëveshje me një partner të njohur francez që ndryshon peizazhin shëndetësor të Malit të Zi

Qeveria e Malit të Zi, së bashku me presidentin francez Emanuel Makron, nënshkroi solemnisht
marrëveshjen me gjigantin ndërtimor “Bouygues Bâtiment International”.
Nënshkruhet marrëveshje me një partner të njohur francez që ndryshon peizazhin shëndetësor
të Malit të Zi

Më 4 qershor 2026, në prani të kryeministrit Milojko Spajiq dhe presidentit francez Makron,
ministrja e punëve publike Majda Axhoviq dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bouygues,
Kristof Peti, nënshkruan marrëveshjen për Qendrën e re Klinike në Podgoricë.
“Marrëveshja për një Qendër të re Universitare Klinike në Podgoricë, me vlerë mbi 300 milionë
euro u nënshkrua me kompaninë franceze ‘Bouygues Bâtiment International’, në prani të
presidentit francez Emanuel Makron. E ardhmja evropiane që e meritojmë”, deklaroi kryeministri
Milojko Spajiq. Ai në Instagram deklaroi se Mali i Zi fillon me implementimin e këtij projekti më
shumë se 50 vjet pas ndërtimit të Qendrës ekzistuese Klinike.

Projekti parashikon më shumë se 59.000 metra katrorë hapësira spitalore, spital për fëmijë me
150 shtretër, një qendër të re emergjente, qendër IVF dhe qendra për simulim të stafit mjekësor,
si dhe Qendër shkencorearsimore – institucion që do të lidhë trajtimin e avancuar me shkencën
mjekësore dhe edukimin e gjeneratave të ardhshme të mjekëve.

Çfarë do të thotë kjo për qytetarët?
Qytetarët e Malit të Zi së shpejti pritet të fitojnë një spital modern të ndërtuar sipas standardeve
evropiane, me theks të veçantë te spitali për fëmijë dhe qendra emergjente.
Ministri i Shëndetësisë, Vojisllav Shimun, deklaroi: “Çdo gjeneratë ka detyrën e saj historike. E
jona është të ndërtojmë shëndetësinë e së ardhmes. Sot nuk krijojmë vetëm një institucion të ri
shëndetësor, por vendosim themelet për një sistem që do t’u sigurojë gjeneratave të ardhshme
kujdes shëndetësor më të sigurt, më cilësor dhe më të qasshëm.”
Kryeministri Spajiq vlerësoi se pas nënshkrimit të marrëveshjes, Mali i Zi është bërë dukshëm
më tërheqës për investimet e huaja: “Hapëm një diapazon bashkëpunimi që një vit më parë nuk
mund ta imagjinonim.”

Presidenti francez Makron, nga ana tjetër, theksoi se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor
është natyrshëm në Bashkimin Evropian, duke theksuar përgjegjësinë dhe vendosmërinë e
Malit të Zi në atë rrugë.

Kush qëndron pas projektit?
Projekti realizohet nga gjiganti francez Bouygues Bâtiment International, pjesë e grupit
Bouygues Group, i cili është një nga konglomeratet më të mëdha industriale dhe ndërtimore në
Evropë.
Sipas rezultateve financiare për vitin 2025, grupi Bouygues realizoi 56,9 miliardë euro të
ardhura dhe fitim neto prej 1,14 miliardë euro. Kompania punëson rreth 200.000 njerëz në
pothuajse 80 vende. Segmenti i saj ndërtimor, që përfshin Bouygues Construction dhe
kompaninë rrugore Colas, gjeneron rreth 28 miliardë euro të ardhura në vit.

Është e rëndësishme të theksohet se ky nuk është kontakti i parë i Malit të Zi me Bouygues. Në
të njëjtën ditë, më 4 qershor 2026, u nënshkrua edhe Memorandum Mirëkuptimi për zhvillimin e
segmentit A22 të rrugës AdriatikoJoniane (segmenti Çevo – kyçja Krivoshije), ndërmjet
“Monteput”-it malazez dhe kompanisë Bouygues Travaux Public. Për këtë segment, të gjatë
pothuajse 24 kilometra në terren kompleks, tani pasojnë negociatat për projektim, ndërtim dhe
modele të mundshme financimi.

Përvojë rajonale: referenca nga Kroacia
Për Malin e Zi, referenca më e rëndësishme rajonale e Bouygues është përvoja nga Kroacia
fqinje, ku kompania ka qenë e përfshirë në dy projekte kyçe infrastrukturore.
“Istarski ipsilon” : Bouygues Travaux Publics punoi në rreth 100 kilometra të këtij rrjeti
autostradash që lidh Umag, Rijekën dhe Pulën. Projekti përfshinte ndërtimin e 77 objekteve
inxhinierike (viadukte, ura, nyje), si dhe tubin e dytë të tunelit Uçka. Vlera e njërës prej
kontratave për këtë segment ishte 197 milionë euro, me mbi 450 punëtorë në kantier gjatë
realizimit. Kjo përvojë në terren kompleks (tunele, viadukte, mbrojtje e biodiversitetit) është
drejtpërdrejt e transferueshme në kushtet malazeze.

Aeroporti i Zagrebit: Bouygues Bâtiment International projektoi dhe ndërtoi terminalin e ri të
aeroportit në Zagreb, në kuadër të një koncesioni 30vjeçar. Terminali ka 66.000 metra katrorë
dhe kapacitet prej tetë milionë pasagjerësh në vit. Projekti u realizua pa ndërprerë funksionimin
e aeroportit.
Qendra e re klinike në Podgoricë: https://www.instagram.com/p/DZR_D6Ktfbh/

LEXO EDHE:

Back to top button