Analistët e konsiderojnë se takimi i nesërm (hënë) pritet të sjellë një qartësi për sa i përket procesit të dialogut

Takimi i nesërm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel vlerësohet ndër takimet më të rëndësishme që janë zhvilluar vitet e fundit në Bruksel.

Faktori ndërkombëtarë, por edhe analistët në Prishtinë, kanë pritshmëri të mëdha për progres në raportet mes të dyja vendeve.

Por çfarë pritet të prodhojë politikisht takimi ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq?

Profesori universitar, Afrim Hoti, thotë se ky takim tregon qartazi se tashmë ka një pëlqim në parim për planin franko-gjerman dhe se tashmë gjërat do të qartësohen shpejt.

“Po bëhen përpjekje që të ofrohen palët në mënyrë që ato pa ndonjë hezitim të thonë “po””, deklaroi për RTK-në Afrim Hoti.

Ndërkohë analisti politik, Albinot Maloku, thotë se e hëna heq amullinë që është krijuar në vend ditët e fundit për dialogun.

“Për Bashkimin Evropian si lehtësues, por edhe për SHBA-në si faktor Kosova e as Serbia nuk kanë më hapësira manovruese brenda këtij viti dhe maksimalisht brenda këtij viti apo muaji, për të mos thënë brenda javësh do të konkretizohet e gjitha puna sa i përket planit franko-gjerman”, ka deklaruar tutje Maloku.

Hoti dhe Maloku konsiderojnë se takimi i 27 shkurtit është momentum kur definohen zhvillimet dhe konkretizohen bisedimet mbi bazën e planit të propozuar evropian.

LEXO EDHE:

Back to top button