Ançelloti anon për Murinjon, Van Persi ban parashikimin e finales

" "

Dy legjendat e futbollit, Karlo Ançelloti dhe Robin Van Persi, kanë dhënë parashikimet e tyre në prag të përballjes së finales në Ligën e Konferencës, në mes Romës dhe Fejnordit.

“Kam kaluar 7-8 vite te Roma, një eksperiencë e mrekullueshme. Asokohe isha vetëm në të njëzetat e mia. E mbaj mend ende shumë mirë atë kohë dhe jam ende një super tifoz i Romës. Aktualisht, Roma ka një trajner si Hoze Mourinjo, të cilin e admiroj shumë. Ai është gjithashtu një miku im. Sigurisht që do ta shikoj finalen të mërkurën në mbrëmje,” tha 62-vjeçari për “UEFA.com”.

 

 

Robin Van Persie dhe ish-kapiteni i Fejnord-it ka zbarkuar në Tiranë, një ditë më parë dhe ka folur për “ESPN” përpara finales që do të startojë sonte, prej orës 21:00, në kryeqytetin shqiptar.

“Fejnordi ka një stil unik, super dinamik të lojës. Dua t’i përgëzoj djemtë që punuan për ta arritur këtë rezultat. Janë 16-17 djem, që kanë luajtur shumë këtë sezon. Të kesh kaq lojtarë që luajnë kaq intensivisht çdo tri ose katër ditë për një sezon të tërë është vërtet shumë e veçantë. Nuk ishte aq ekstreme në kohën time.

Unë e kam takuar Mourinhon gjatë viteve. Kam parë shumë ndeshje të Romës dhe kuptoj se mbështetet te kundërsulmi. Roma, gjithashtu ka lojtarë të mirë në sulm. Abrahami pati një sezon të mrekullueshëm.

Mourinho është padyshim një trajner me super përvojë dhe të gjithë e dinë stilin e tij të lojës, por unë jam shumë i lumtur që Feyenoord ka stilin e tij.

Parashikimi për finalen e Tiranës? Unë kam vërtet një ndjenjë të mirë për këtë ndeshje, pres që Fejnord-i të fitojë 2-1”, tha mes tjerash Van Persi.

LEXO EDHE:

Back to top button