AS Roma rikthehet në një finale europiane pas 31 vitesh, Fejnordi pas 20 vitesh. Finalja e Tiranës do të jetë mbi të gjitha shqiptare, sepse Shqipëria ka fituar për herë të parë në histori të drejtën e organizimit të një eventi të këtyre përmasave.Lidhur me këtë ndeshje të shumëpritur në kryeqytetin shqiptar, trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja ka folur në mediat italiane.
“Është një arsye e madhe kënaqësie për të gjithë vendin dhe për federatën që është shpërblyer me këtë finale europiane. Personalisht jam i lumtur se kemi një skuadër italiane në këtë finale. Për më tepër, në Shqipëri ka shumë tifozë të Romës, ndaj do të jetë pak si të luajë në shtëpi skuadra e Mourinjos. Shqiptarët ndihen më shumë italianë se holandez. Plus kësaj; shqiptarët na kanë më shumë në konsideratë se italianët veten. Është qytet i bukur, padyshim europian, i këndshëm për t’u vizituar,” tha Reja pwr mikrofonat e “Tuttomercatoweb”.








