Ançeloti: Do të luftojmë për të arritur në finale

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka thënë se ndihet shumë i lumtur pasi kanë eliminuar Çellsin dhe kanë arritur në gjysmëfinale të Ligws sw Kampionwve. Real Madridi fitoi me rezultatin 2-0 në transfertë te Çellsi në ndeshjen e kthimit, për të kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Ky kualifikim ka bërë që trajneri Ançeloti të ndihet i lumtur me arritjen e ekipit të tij, por sigurisht synimi është finalja e madhe.

“Ne jemi shumë të lumtur që jemi në një tjetër gjysmëfinale. Do të luftojmë për të arritur në finale”, ka thënë fillimisht Ançeloti pas ndeshjes.

 

“Ishte një ndeshje e vështirë, siç pritej. Çellsi luajti një pjesë të parë të shkëlqyer. Kurtua na ndihmoi të mbajmë barazim. Pjesa jonë e dytë ishte më e mirë, ne ishim në gjendje ta lëviznim topin mirë”, u shpreh Ançeloti. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button