Levizjet në merkato: Murinjo te PSZH, Konte te Roma

Hoze Mourinjo mund të largohet nga Roma, një vit para skadimit të kontratës aktuale teksa thashethemet e lidhin portugezin me PSZH.

Nëse 60-vjeçari Mourinjo largohet me të vërtetë nga Roma, atëherë Antonio Konte mund të marrë drejtimin e skuadrës nga kryeqendra e Italisë.

“Calciomercato” flet për këtë në faqet e saj. Së fundmi në fund të muajit mars, Konte ka mbetur pa punë pas largimit nga Totenhami.

Vlen të thuhet se thashethemet e mëparshme lidhën Antonio Konten me Interin, ku trajneri kishte punuar tashmë më parë dhe madje kishte fituar edhe “Skudeton”.

LEXO EDHE:

Back to top button