Ançeloti: S’ka firma të reja, Hazardin do e përdorim si sulmues falco

Trajneri Italian te Real Madridi, Karlo Ançeloti u paraqit së fundit në një konferencë për shtyp në SHBA, ku skuadra e Realit është në turneu përgatitor.  Ndër të tjera, trajneri italian, i cili shoqërohej nga portieri Kurtua, la të kuptohet se do të përdorë Eden Hazard, si sulmues falco në këtë sezon dhe se klubi nuk ka ndërmend të realizojë transferime të tjera.

“Ne kemi shumë opsione për atë pozicion. Benzema është numri 1, por ne duhet të kuptojmë se do të jetë një sezon i çuditshëm, ndryshe, me Kupën e Botës në mes dhe ne duhet të shohim opsione të ndryshme. Ideja ime është të përpiqemi të shohim Eden Hazardin në atë pozicion. Duke patur parasysh cilësitë e tij, do të ishte mirë që ne ta testonim atë në atë pozicion.

 

 

Merkato? Nuk mund të flas për këtë, por tashmë po them se gjithçka ka mbaruar. Ne nuk do të firmosim me askënd tjetër. Jemi mirë kështu!”

 

Gjithashtu trajneri Ançelotti foli dhe për Tçouameni dhe Rudiger, dy prurjet më të reja të spanjollëve.

 

“Nënshkrimet sjellin cilësi të madhe në skuadër. Ata janë ndër më të mirët që mund të gjesh në merkato. Rudiger është një qendërmbrojtës i shkëlqyer dhe Tçouameni është i njëjti, ai është shumë i ri dhe ka shumë projeksione. Ai është tashmë një lojtar i cili merr pjesë në kombëtaren e Francës, ne përfitojmë nga ky turne që ata të përshtaten me skuadrën që kemi”, ishin fjalët e Ançelotit.

LEXO EDHE:

Back to top button