Andre Onana drejt Londrës, Interi gjen zëvëndësimin

E ardhmja e portierit Andre Onana mund të jetë larg Interit, pas vetëm një sezoni me fanellën “zikaltër”. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, javët e fundit është rritur ndjeshëm interesimi i skuadrës së Çellsi për portierin 27-vjeçar të Interit, ndaj dhe pritet që brenda majit të ketë një takim mes palëve për këtë çështje.

Drejtuesit e Çellsit dhe të Interit do të diskutojnë edhe për Lukaku, por duket se Onana do të jetë një diskutim delikat, duke qenë se zikaltërit janë gati ta lënë të lirë portierin kamerunas në rast se vjen një ofertë e mirë. Ai erdhi me parametrin zero (ka kontratë deri në vitin 2027), ndaj një ofertë në shifrën e 35 milionë eurove do të ishte një arkëtim i mirë.

Në rast se Onana do të udhëtojë drejt Anglisë (zëvendësuesi i Kepa te blutë e Londrës), atëherë Inter do të hedhë sytë për një zëvendësues të denjë.

Në listë janë Guglielmo Vikaro, që luan me Empoli si dhe Marko Karneseki, që luan me Kremonesen, por është në pronësi të Atalanta.

LEXO EDHE:

Back to top button