Union Berlini vendos rekorde të reja në Bundesligë

Bundesliga është në sprintin final, teksa kanë mbetur dhe 5 javë deri në fundin e kampionatit. Gara për titull, zona europiane dhe mbijetesa janë të hapura e gjasat janë që gjithçka të vendoset në javën e 34-të.

Surpriza e këtij edicioni mban emrin Union Berlin. Skuadra nga kryeqyteti për shumë javë ishte kryesuese e Bundesligës, ndërsa tani është forcë e tretë e kampionatit, duke pretenduar pjesëmarrjen në zonën e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Union Berlin fitoi minimalisht edhe në ndeshjen e javës së 29-të me Borusia Mynshengladbahu, duke regjistruar suksesin e 16-të këtë edicion. Në këtë mënyrë, kryeqyetasit barazojnë rekordin e tyre me 16 fitore, ndërsa kanë mundësinë që ta përmirësojnë këtë rekord në 5 ndeshjet që kanë mbetur.

LEXO EDHE:

Back to top button